Nuk mjafton goli i Leon Ujkajt

Futboll

Nuk mjafton goli i Leon Ujkajt

Nga: K.G. Më: 19 tetor 2024 Në ora: 21:25
Deçiqi Admiralbet

Deçiqi Admiralbet nga Tuzi zhgënjeu si vendas, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Bokeli i Kotorrit, në takimin e javës së 12-të të Kampionatit të Malit të Zi në futboll.

Kampionit të Malit të Zi nuk i ka mjaftuar goli i Leon Ujkajt në minutën e 55-të.

Skuadra malazeze ngadhënjeu me golat e Dejan Pepiq (37’) e Igor Poçek (56’).

Deçiqi është në pozitën e tretë me 17 pikë sa ka edhe Bokeli në të katërtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat