Sherr masiv mes lojtarëve dhe prindërve në futbollin shqiptar

Futboll

Sherr masiv mes lojtarëve dhe prindërve në futbollin shqiptar

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 21:49
Pamje

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në futbollin shqiptar.

Dhuna mesa duket nuk është zhdukur ende, teksa së fundmi një sfidë mes Orikut u17 dhe Butrintit u17 ka eskaluar në sherr masiv.

Bëhet fjalë për një ndeshje të Kategorisë së Dytë për moshat. Gjithçka nisi në pjesën e parë të sfidës, në një sherr masiv në stadiumin “Oriku”, ku u përfshinë lojtarët dhe prindërit e tyre.

Është klubi i Butrintit që ka njoftuar për përleshjen mes lojtarëve të të dyja skuadrave dhe disa prindërve. “Trimat e Orikumit, turp turp turp”, shkruan klubi i Butrintit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat