Mitaj shënon gol spektakolar për Al-Ittihadin

Futboll

Mitaj shënon gol spektakolar për Al-Ittihadin

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 22:17
Pamje

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj e ka bërë “sefte” në Arabinë Saudite, duke gjetur golin e parë me fanellën e Al Itihad, në duelin ndaj Al Qadisija.

21-vjeçari e nisi sfidën nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 35-të të pjesës së parë duke zënë vendin e Kadesh, teksa rezultati ishte 1-1.

Mitaj arriti të shndërrohej në një protagonist absolut teksa në minutën e 81-të, tundi rrjetën për të ngritur shifrat në 3-1.

Shqiptari këmbënguli deri në fund pavarësisht se ishte i rrethuar nga 5 kundërshtarë, duke rifituar topin që më pas e dërgoi në rrjetë. Një gol shumë i rëndësishëm ky për Al Itihad, që duket se solli sigurinë.

Benzema në minutën e 7-të, dhe Diaby në minutën e 68-të, kishin realizuar më herët për ekipin e shqiptarit, ndërkohë që golin për miqtë e shënoi Aubameyangnë minutën e 20-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat