Një autogol solli gëzimin të Juventusi 

Futboll

Një autogol solli gëzimin të Juventusi 

Nga: K.G. Më: 19 tetor 2024 Në ora: 22:43
Pamje nga ndeshja

Juventusi ndali tre pikë me vështirësi, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Lazio-n.

Lazios iu komplikua puna shumë që nga minuta e 24-të, pasi që futbollisti i saj, Romagnoli është përjashtuar me karton të kuq,

Juventusi mori iniciativën, krijoj raste dhe shënoj në finish të ballafaqimit.

Atmosfera shpërtheu në minutën e 85-të ku bie goli.

Futbollisti Mario Gila shënoi autogol duke sjell gëzim të madh në Torino.

Pas javës së tetë në Serie A, Napoli kryeson me 16 pikë (një ndeshje më pak), pasojnë Juventusi me 16, Interi 14 (një ndeshje më pak), Milan 14, Lazio 13, Udinese 13 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat