Mbappe e Vinicius shënojnë, Reali i kthehet fitoreve në Spanjë!

Futboll

Mbappe e Vinicius shënojnë, Reali i kthehet fitoreve në Spanjë!

Nga: K.G. Më: 19 tetor 2024 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Real Madridi kthehet me tre pikë nga Vigo, duke e mundur me rezultat 2:1 Celta Vigon.

Reali i kthehet fitoreve në kampionatin spanjoll pas barazimit 1;1 me Atletico Madridin. 

Për Realin shënuan Mbappe (20') e Vinicius Junior (66') dhe për vendasit Swedberg (51').

Kampioni në fuqi ka 42 ndeshje pa humbje në Spanjë.

Real zë vendin e dytë me 24 pikë sa ka edhe Barcelona në krye (një ndeshje më pak) dhe Celta Vigo është në pozitën e 10-të me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat