Shkëndija do të përballet me Tikveshin në Shtip

Futboll

Shkëndija do të përballet me Tikveshin në Shtip

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Pas një pauze dyjavore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, rikthehet Liga e Parë e Maqedonisë me ndeshjet e xhiros së 10-të. Shkëndija do të përballet me Tikveshin në Shtip, pasi ekipi nga Kavadari vuan pezullimin e dy ndeshjeve jashtë fushës së vet për shkak të incidenteve në përballjen me Vardarin.

"Kuqezinjtë kanë shfrytëzuar këtë periudhë për të përmirësuar gjendjen fizike dhe përgatitjet duken premtuese, gjë që u pa edhe në fitoren 4:3 ndaj Arsimit në ndeshjen miqësore gjatë pauzës.

Skuadra

Shkëndija do të jetë pa Trumçin dhe Kocevin, të cilët janë të pezulluar pas kartonëve të kuq në përballjen me Sileksin. Ndërkohë, sulmuesi Bamba do të mungojë për shkak të një dëmtimi në gju. Ademi, Kërstevski, R. Ramadani dhe Meliqi sapo janë bashkuar me ekipin pas angazhimeve me përfaqësueset e shpresave të vendit dhe nuk janë të sigurtë për aktivizim nga fillimi.

Kundërshtari

Tikveshi është në një krizë rezultatesh, me vetëm një fitore në nëntë ndeshje, duke grumbulluar katër barazime dhe katër humbje. Ekipi nga Kavadari nuk ka shënuar fitore në shtatë ndeshjet e fundit, ndërsa në tri ndeshjet e fundit kanë barazuar 0:0 me Pelisterin, Sileksin dhe Brerën. Golat mungojnë për Tikveshin prej katër xhirove", ka njoftuar FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat