“Prita ta kontaktoj”, Hansi Flick thyen heshtjen për marrëdhënien e tij me Xavin

Futboll

“Prita ta kontaktoj”, Hansi Flick thyen heshtjen për marrëdhënien e tij me Xavin

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 23:30
Xavi/ Hansi Flick

Hansi Flick ka folur edhe njëherë për raportet e tij me Xavin.

Trajneri aktual i Barcelonës deklaroi se kishte raporte të mira me spanjollin kur ishte në Gjermani, por që situata ka ndryshuar.

“Kur isha trajner i Gjermanisë, kisha një marrëdhënie të mirë me Xavi”, deklaroi Hansi Flick në konferencën e tij për shtyp.

“Tani situata është ndryshe dhe unë prita pak për të kontaktuar me të. Përfitova nga ngjarja e Iniestës për t’i kërkuar që të pinim një kafe së bashku”, shtoi Flick.

Në fillim të kësaj jave, Flick u pa duke pozuar me Xavin dhe fëmijët e tij pas një takimi të rastësishëm mes dy trajnerëve.

Në maj, Barcelona vendosi të shkarkojë Xavi pas dy vjet e gjysmë në krye të ekipit. Ish-mesfushori i udhëhoqi ata drejt titullit të La Ligës në sezonin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat