Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja te derbi i qytetit

Futboll

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja te derbi i qytetit

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Xhiro e nëntë në Albi Mall Superligë ka filluar të premten, derisa janë zhvilluar tre ndeshje deri më tani.

E ditën e sotme në program janë për t’u zhvilluar edhe dy takime të tjera shumë interesante.

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Suharekë, ku zhvillohet derbi i qytetit mes Ballkanit dhe Suharekës.

Është hera e parë që këto dy skuadra përballen në Superligë dhe pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i Llapit.

Të dyja sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat