Superiore/ Luhen dy takimet e fundit të javës së nëntë, 'luftë' për kreun mes Elbasanit dhe Partizanit

Futboll

Superiore/ Luhen dy takimet e fundit të javës së nëntë, 'luftë' për kreun mes Elbasanit dhe Partizanit

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 09:47
Në Ballsh luhet një ndeshje delikate mes dy skuadrave që objektiv kryesor kanë mbijetesën.

Kategoria Superiore ul sot siparin e javës së nëntë me dy ndeshjet e fundit, rezultatet e së cilave mund të sjellin ndryshime si në krye ashtu edhe në fundit e tabelës.

Sigurisht që vëmendja kryesore shkon për përballjen e “Elbasan Arenës” mes AF Elbasanit dhe Partizanit, dy mes tri skuadrave të vetme që kanë pësuar vetëm një humbje deri në këtë pikë të sezonit.

Partizani kryeson me 15 pikë, por një fitore e mundshme e verdhebluve, aktualisht në vendin e gjashtë, i katapulton ata në të parin me 16 pikë.

Për të kuqtë është një mundësi ideale për të krijuar një shkëputje prej katër pikësh me ndjekësit më të afërt.

Në Ballsh luhet një ndeshje delikate mes dy skuadrave që objektiv kryesor kanë mbijetesën.

Bylisi do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë përballë një rivali direkt me synimin për t’iu larguar vendin të fundit, ndërsa korçarët me një fitore të mundshme të barazonin Tiranën në kuotën e 10 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat