Francesco Moriero “ringjall” Laçin e “frikshëm”

Futboll

Francesco Moriero “ringjall” Laçin e “frikshëm”

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 11:36
Laçin

Laçi mori fitoren e parë sezonale në javën e 9-të të Superiores. Kurbinasit më në fund arritën të koleksiononin 3 pikët e para për ëktë sezon dhe këtë e bënë në ndeshjen e fundit të fazës së parë.

Padiksutim se meritën kryesore për triumfin 3-1 ndaj Vllaznisë e ka Francesco Moriero. Italiani ia doli që të debutojë me fitore në stolin e kurbinasve, ndërsa tashmë në Kurbin ka “ngjallur” shpresën.

55-vjeçari falë edhe pauzës së kampionatit për shkak të sfidave të Kombëtares, punoi shumë me ekipin. Në pak ditë arriti të “ringjallë” Laçin e “frikshëm”, i cili edhe pse në disavantazh ndaj Vllaznisë, ia doli që në pak minuta të përmbyste shifrat.

Fillimisht Papa, më pas Mjaki dhe në fund Melo përfunduan spektaklin e bardhezinjve, për të detyruar Vllazninë të largohej nga Kurbini me 0 pikë.

 Pas shkodranëve një tjetër sfidë e rëndësishme i pret bardhezinjtë, të cilët do të sfidojnë në transfertë Tiranën, duel që do të luhet ditën e premte në prën 17:00 dhe është e vlefshme për javën e 10-të të Superiores..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat