Premtojnë spektakël në Kategorinë e Dytë

Futboll

Premtojnë spektakël në Kategorinë e Dytë

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Kategoria e Dytë do të rinisë ditën e sotme, ndërsa do të luhen sfidat e javës së 4. Kështu në orën 13:30 ekipet do të zbresin në fushën e lojës për të bërë mes tyre llogaritë për këtë javë.

Grupi A do të luajë 5 ndeshje, njëjtë si grupi B. Kështu në grupin A sfidohen mes tyre Tërbuni – Veleçiku, Albanët – Luzi, Murlani – Sopoti, Iliria – Naftëtari, Basania – Gramshi.

Ndërsa në grupin B do të përballen Luftëtari – Memaliaj, Maliqi – Këlcyra, Oriku –Delvina, Shkumbini – Butrinti dhe Tomori – Turbina.

Ndërkohë ditën e nesërme do të zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj jave mes Adriatikut dhe Besëlidhjes e cila është e vlefshme për grupin A.

GRUPI A

TËRBUNI – VELEÇIKU

ALBANËT – LUZI

MURLANI – SOPOTI

ILIRIA – NAFTËTARI

BASANIA – GRAMSHI

GRUPI B:

LUFTËTARI – MEMALIAJ

MAILIQI – KËLCYRA

ORIKU – DELVINA

SHKUMBINI – BUTRINTI

TOMORI – TURBINA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat