Statistika/ Sfida me Romën, Interi kërkon golin e 300-të për të vënë rekordin historik

Futboll

Statistika/ Sfida me Romën, Interi kërkon golin e 300-të për të vënë rekordin historik

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 11:50
Lautaro Martinez dhe Paolo Dybala

Roma – Inter do të luhet në orën 20:45. Kjo ndeshje sjell dhe disa statistika të veçanta,

*Interi është skuadra kundër të cilës Roma ka realizuar më shumë gola 232 në Serinë A, por edhe ajo kundër të cilës ka pësuar më shumë 298. Zikaltrit mund të bëhen ekipi i parë që të shënojnë 300 gola ndaj një tjetër rivali në elitën e futbollit italian.

* Nga viti 2021 deri tani, Roma ka humbur 6 nga 8 ndeshjet në Serinë A kundër Interit. Ka arritur gjithashtu të marrë 1 fitore dhe 1 barazim. Gjatë kësaj kohe, zikaltrit janë ekipi që i kanë mundur më shpesh verdhekuqtë.

* Roma ka humbur 3 ndeshjet e fundit në shtëpi, të vlefshme për Serinë A kundër Interit. Në historinë e saj në këtë kompeticion skuadra verdhekuqe ka regjistruar një ecuri më të gjatë të humbjeve vetëm 4 herë, një ndaj Juventusit, 2 ndaj Milanit dhe 1 kundër Torinos me nga 4 humbje radhazi.

* Në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, Roma nuk ka pësuar më shumë sesa 1 gol (3 në total). Verdhekuqtë nuk arrijnë më shumë ndeshje radhazi pa pësuar 2 gola që nga tetor-dhjetor 2023.

* Roma ka shënuar në 24 ndeshjet e luajtura në shtëpi në Serinë A. Nuk bëjnë më mirë që nga periudha 2015-2017 kur shënonin në 34 ndeshje radhazi.

* Interi ka fituar 2 ndeshjet e fundit në Serinë A dhe nuk arrin të bëjë më mirë që nga marsi i këtij viti kur arriti 10 suksese radhazi në kampionat. Zikaltrit kanë pësuar 2 gola në 3 ndeshjet e fundit në Serinë A, por nuk arrijnë 4 ndeshje me nga 2 gola të pësuar që nga prilli i vitit 2017 (5 në atë rast).

* Zikaltrit kanë mbyllur në barazim 3 nga 4 transfertat e fundit në kampionat.

* Në këtë sfidë do të përballet skuadra që ka realizuar më shumë gola në 15 minutat e para të ndeshjeve (Interi) dhe një nga 6 skuadrat që nuk ka gjetur ende gol në 15 minutat e para.

* Paulo Dibala me 124 gola është shumë afër për të barazuar Gonzalo Higuainin që ka 125 gola në Serinë A dhe ndodhet në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit. Batistuta me 184 dhe Krespo me 153 kanë më shumë.

* Nga fillimi i sezonit 2023-2024 në 5 kampionatet kryesorë të Europës vetëm Mbape ka marrë pjesë në më shumë gola sesa Turam (40). Lojtari i Interit ka 20 gola dhe 8 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat