Naiggolan: Ja çfarë duhet të bëjë Roma për ta mposhtur

Futboll

Naiggolan: Ja çfarë duhet të bëjë Roma për ta mposhtur

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 11:52
Naiggolan

Në një intervistë të dhënë për Gazetta dello Sport, ish-ylli i Roma-s dhe Inter-it, Radja Nainggolan, ka folur për ndeshjen që do të luhet sot në mbrëmje në Olimpico:

“Inter-i është skuadra më e fortë. Luan një futboll të bukur, ka lojtarë të mëdhenj edhe në stol.

Po, është superiore ndaj Roma-s edhe për shkak të momentit që po kalojnë verdhekuqtë.

“Zero shanse për Roma-n? Jo. Sepse Roma luan në shtëpi dhe ka tifozerinë më të mirë të mundshme.

Është një skuadër që po ndërtohet dhe një trajner që nuk po merr maksimumin.

“Një zonë e fushës ku mund ta vësh Inter-in në vështirësi? Më shumë se një zonë, një mënyrë lojë. Roma duhet të kërkojë kontrollin e topit. Siç bënim në kohën tonë, kur fitonim shpesh kundër ekipeve të mëdha. Ndërsa sot asgjë…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat