Ballkani - Suhareka, formacionet zyrtare

Futboll

Ballkani - Suhareka, formacionet zyrtare

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 12:38
Ballkani

Ballkani dhe Suhareka do të përballen në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligë.

Është hera e parë që dy skuadrat e qytetit të Suharekës përballen në histori të tyre në elitën e futbollit kosovar, pasi vitin e kaluar ishin takuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ballkani synon të rikthehet te fitoret pas barazimit te Llapi në udhëtim 0-0, derisa Suhareka kërkon këndelljen pas dy disfatave të njëpasnjëshme.

Vendasit kërkojnë tre pikët ndaj rivalit lokal, në anën tjetër Suhareka me trajnerin e ri Qëndrim Kida synon ta nisë mbarë.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Smajli, Jashanica, Thaqi, Potoku, Emërllahu, Ismajlgeci, Giovanni, Tolaj, Kryeziu, Adetunji

Suhareka:: Ozdogan, Hasanaj, Turkaj, Kodra, Stijepovic, Susuri, Boshnjaku, Krasniqi, Rexhaj, Zeka, Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat