Të gjithë u befasuan kur Victor Osimhen vendosi të huazohet në Superligën e Turqisë te Galatasaray.
Sulmuesi nigerian u kërkua nga top klubet evropiane, megjithatë asnjë ofertë nuk e kënaqi Napolin që në fund e dërgoi Osimhenin si huazim te Galatasaray.
Ylli afrikan ka filluar shkëlqimin në Turqi dhe ai këtë javë ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm, padyshim se më të mirin në karrierën e tij deri më tani.
25-vjeçari shënoi me gërshërë në sfidën ndaj Antalyaspor.
Sigurisht që goli i nigerianit do të jetë një nga kandidatët për ta fituar çmimin goli i vitit në Turqi dhe jo vetëm, pasi ishte një ekzekutim i jashtëzakonshëm nga Osimhen.