Kampioni ka një mungesë për sfidën e sotme

Futboll

Kampioni ka një mungesë për sfidën e sotme

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 12:47
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum përballet me Sileksin e Kratovës.

Kampioni në fuqi i Mamqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare kërkon tre pikë.

“Me Sileksin dy ndeshje numërojmë edhe në kuadër të ndeshjeve të Kupës. Epilogu, një fitore dhe një disfatë, me të dyja ndeshjet që ishin të vlefshme për ½ e finales.

Kire Ristevski do të jetë mungesa e vetme në skuadër për ndeshjen e nesërme. I

njëti është me virozë, ndaj dhe nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Qatip Osmani. Ky i fundit tashmë një kohë më të gjatë nuk mund të llogarisë edhe në shërbimet e kapitenit Bunjamin Shabani, mesfushorit Besmir Bojku dhe mbrojtësit të krahut të majtë, Hadis Tairi.

Ky i fundit pas operimit të ligameneteve në gjurin e djathtë, së fundmi ka filluar me stërvitje individuale, të cilat po i kryen nën kontrollin e fizioterapeutit tonë të skuadrës, Erblin Domazeti.

Një hap drejt rikuperimit të plotë po bënë edhe Besmir Bojku, i cili tashmë po stërvitet bashkë me grupin, ndërsa një gjë të tillë nga java e ardhshme pritet të bëjë edhe kapiteni, Bunjamin Shabani.

Krumisllav Gjorgiev është caktuar për të drejtuar ndeshjen e së dielës midis Struga Trim Lum dhe Sileksit. Ai gjatë këtij edicioni ka referuar 4 ndeshje, duke treguar 26 kartonë të verdhë dhe një të kuq (dy kartonë të verdhë).

Sezonin aktual i njëjti na ka referuar në vetëm një ndeshje, atë kundër AP Brera, në të cilën ndeshje kishim regjistruar fitore 2:0. Ndryshe i njëjti gjatë karrierës së tij profesionale si arbitër, që daton nga viti 2017, neve si skuadër na ka referuar në 22 ndeshje, më shumë se çdo arbitër tjetër.

Nën dirigjimin e tij të ndeshjeve, Struga Trim Lum ka regjistruar 10 fitore, 7 barazime dhe 5 disfata.

Ndeshja e së dielës, do të jetë e treta që Gjorgiev do na referojë kundër Sileksit, ndaj së cilës skuadër deri më tani kemi regjistruar një fitore dhe një barazim.

Arbitër kryesor: Krumisllav Gjorgiev
Asistentë: Slagjan Markoski, Dragan Trpçevski
Arbitër i katërt: Stojançe Stojanov
Delegatë: Berat Ismaili
Kontrollues: Bllagoj Shuklev

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Sileksit do të zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në ora 14:00. Përkrahja e tifozëve është shumë e rëndësishme për ne si skuadër, kjo pasi përballemi ndaj një kundërshtari shumë të fuqishëm dhe përkrahja e juaj do të jetë shumë e mirëseardhur”, ka njoftuar FC Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat