Interi është në krye të klasifikimit për rrogat

Futboll

Interi është në krye të klasifikimit për rrogat

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 13:12
Interi

Për herë të parë që nga sezoni 2012-2013, Interi është në krye të klasifikimit për rrogat më të larta të Serisë A.

Lajmin e ka bërë të ditur “Corriere Dello Sport”, ku raportohet se Juventusi nuk është më “mbret” i rrogave të kampionatit italian.

Vendin e parë e ka marrë skuadra zikaltër me 142 milionë euro, duke parakaluar “Zonjën e Vjetër” që është ndalur në 114 milionë euro. Vitin e kaluar, Juventusi vazhdonte të ishte ende në krye edhe pse për shumë pak: 125,6 milionë kundrejt 123.6 ndaj zikaltërve.

Por diferenca u shtua ndjeshëm në favor të zikaltërve me afrimet e Taremit, Zielinskit dhe rinovimin e Lautaro Martinez. Interesant është fakti që Juvja ka shpenzuar 200 milionë euro në merkato, por ka afruar lojtarë të rinj dhe me rroga të ulëta pas të nisur një projekt të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat