Neymar kthehet pas një viti

Futboll

Neymar kthehet pas një viti

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 13:16
Neymar

Pasi ka munguar për një vit për shkak dëmtimi, Neymar është gati të kthehet në fushë.

I grumbulluar nga Al Hilal për transfertën në Champions League aziatike kundër Al-Ain në Emiratet e Bashkuara, braziliani do të kthehet të luajë më 21 tetor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një video të publikuar nga klubi: “E di që prisni me padurim, edhe unë po pres si ju, dhe më 21 tetor do të kthehem”.

Neymar pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë ndeshjes së Brazilit kundër Uruguait të 17 tetorit të 2023-shit dhe ka luajtur vetëm pesë ndeshje në total me Al Hilal para dëmtimit.

Pavarësisht mungesës së tij, klubi saudit ka fituar kampionatin për herën e 19-të:

“Vuaj çdo ditë që jam larg fushës, kjo është gjëja që më dhemb më shumë”, ka shpjeguar futbollisti, në lot, në një video të postuar dje në YouTube: “Sa herë që dëmtohem, kthehem. Por nuk kthehem asnjëherë me frenat e dorës të ngritura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat