Shkëndija e Haraçinës do të zbres sot (e diel) në fushë për duelin ndaj Euromilk që do të luhet me fillim nga ora 15:00.
‘Kuqezinjtë’ e Haracinës do të kenë punë në udhëtim ndaj Euromilkut, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e gjashtë të Ligës së Tretë-Veri në Maqedoni.
Shkëndija ka 5 fitore dhe 15 pikë, nuk ka gol të pranuar, kurse Euromilk ndodhet në vendin e dytë me dy pikë më pak.
Shoqata “Mërgimtarët e Haracinës” është mbështetje e kësaj ndeshje.