Fitore me rëndësi para Barcelonës

Futboll

Fitore me rëndësi para Barcelonës

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 13:46
Carlo Ancelotti

Real Madrid mori fitore të vyer 1 me 2 në transfertën e Selta Vigos, për të qenë sa më komode para ndeshjes me Barcelonës. Pas takimit të fituar, foli trajneri i madrilenëve Carlo Ancelotti.

Strategu përmendi Belingam si dhe rëndësinë e Modriç, që asistoi golin e fitores dhe shënoi rekord si lojtari më i vjetër që luan një ndeshje zyrtare me Realin.

“Pozicioni i Belingam ka ndryshuar. Idea ishte që ta kishim në linjën e dytë. Më pëlqeu.

Tçuameni luajti mes mesfushës dhe mbrojtjes dhe aty kishim një problem me balancën në pjesën e parë, bëra gabim që nuk i shpjegova mirë lojtarëve në pjesën e parë çfarë duhet të bëjnë.

Luka gjithmonë jep kontributin e tij. Ka kualitet të mrekullueshëm dhe gjithmonë na ndihmon, ka qenë shumë i rëndësishëm. Është një futbollist fantastik. Nuk është fëmijë, por është një profesionist i jashtëzakonshëm. Është fat për Realin që të ketë lojtarë të tillë”, u shpreh Ancelotti..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat