Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas 45 minutave të parë, kampioni në fuqi, Ballkani po avancon 1:0 në derbin lokal ndaj Suharekës.
Bleart Tolaj realizoi golin e vetëm në pjesën e parë qysh në minutën e katërt të ndeshjes.
Ndërkohë në Klinë, rezultati pas pjesës së parë të ndeshjes Dukagjini-Llapi është i barabartë, 0:0.