Ballkani fiton kryendeshjen e qytetit 

Futboll

Ballkani fiton kryendeshjen e qytetit 

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2024 Në ora: 14:57
Ballkani

Ballkani është lider i ri i elitë së futbollit të Kosovës.

Kampioni në fuqi, Ballkani, ka shënuar fitore në kryendeshjen e qytetit të Therandës, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Suharekën.

Ndeshje me rivalitet e lojë të mirë, ndërsa pikët i takojnë Ballkanit që ishte në cilësinë e vendasit.

Tolaj realizoi në minutën e 4-të.

Pas javës së 9-të, Ballkani kryeson me 17 pikë, duke lënë pas Malishevën me 17, Prishtinën 16, Dritën 14, Llapin 14, Suharekën me 13, Ferizajn 10, Gjilanin 9, Dukagjinin 9 dhe Feronikelin 74 me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat