Ballkani lider

Futboll

Ballkani lider

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 15:31
Tabela

Me dy ndeshjet e sotme është mbyllur faza e parë në Superligën e Kosovës, ndonëse dy ndeshje të Dritës ndaj Prishtinës dhe Suharekës nuk janë luajtur, për shkak të angazhimeve të gjilanasve në garat evropiane.

Pas nëntë xhirosh, prin kampioni në fuqi, Ballkani me 17 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në pozitën e dytë.

Prishtina është e treta me një pikë më pak dhe me një ndeshje më pak të luajtur, kurse Drita ka 14 pikë dhe me dy ndeshje në dorë.

Llapi është i pesti me 14 pikë, një më shumë se Suhareka e gjashta.

Ferizaj është në vendin e shtatë me 10 pikë, kurse në të tetin është Gjilani me nëntë pikë.

Pikë të njëjta ka edhe Dukagjini në pozitën e parafundit, kurse Feronikeli 74 është në pozitën e fundit në tabelë me vetëm dy pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat