Roma në presion të Interit

Futboll

Roma në presion të Interit

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Kush driblon më pak ka shanse për të fituar dhe për të qenë në pjesën e sipërme të klasifikimit.

Zikaltrit janë skuadra e fundit në renditje për driblime në Serinë A, ndërkohë që banda e Juriçit është e dyta pas Juventusit. Mirëpo, klasifikimi që vlen tregon se Interi është në vendin e tretë dhe Roma në të dhjetin

Ditën e sotme do të përballen në “Olimpico” për një sfidë spektakolare, ku e para e klasës për driblime është në… fund.

Është një kontekst për të treguar tipin e ndryshëm të futbollit që bëjnë të dyja skuadrat. Driblimi sigurisht që është një lëvizje për të kaluar më lehtësisht kundërshtarin, por Interi i Inzagit ka treguar që mund të fitojë titullin edhe duke mos bërë shumë lëvizje të tilla.

Zikaltrit janë më të drejtpërdrejtë dhe një nga armët e forta është krosimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat