Vedat Muriqi çon në këmbë spanjollët

Futboll

Vedat Muriqi çon në këmbë spanjollët

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2024 Në ora: 15:41
Vedat Muriqi në veprim

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është rikthyer nga lëndimi e me sukses të madh në petkun e fanellës së Mallorca-s.

Mallorca ka shënuar fitorre me rezultat 1:0 ndaj Rayo Vallecano-s.

Në minutën e 76-të, Vedat Muriqi ka shënuar gol të bukur me kokë në këndin e epërm të majtë të portës rivale.

Muriqi edhe në minutën e 69-të pati rast ideal por nga afërsia nuk realizoi.

Vedat Muriqi ka luajtur standard për Mallorca-n dhe Ivan Balliu po ashtu nga minuta e parë për Vallecanon.

Pas javës së 10-të në kampionatin spanjoll, Mallorca ngritet në vend të 5-të me 17 pikë e Rayo Vallecano zë pozitën e 9-të me 13 sosh.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat