Besa e Dobërdollit ka arritur fitore me peshë të madhe në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Djelmoshat Xhemail Esati e Imran Fetai janë protagonistët e fitores me rezultat 2:1 ndaj Vardarit të Shkupit.
Esati shënoi në minutën e 10-të dhe Fetai në të të 77-tën.
Për Vardarin ka shënuar Azer Omeragiq (77’).
Besa ndali tre pikë në Gostivar.
Pas javës së 10-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Besa renditet në vend të tetë me 12 pikë dhe Vardari në të 11-tin me 7 sosh.