Shkëndija e Tetovës ka marrë pikë në Shtip, duke luajtur baras (0:0) me Tikveshin e Kavadarit, në takimin e javës së 10-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Pikë të madhe ka marrë edhe Voska e Sport e Ohrit, duke barazuar 1:1 me AP Brera në Strumicë.
Shkupi kthehet me një pikë nga Manastiri, barazoi (0:0) me Pelisterin.
Pas javës së 10-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Rabotniçkit kryeson me 22 pikë, pasojnë Shkëndija me 19, Sileksi 17, Gostivari 17. Struga Trim Lum 15, Shkupi 13, Besa 12, AP Brera 12, Pelisteri 11, Tikveshi 8, Vardari 7 dhe Voska Spoert ka 6 pikë.