Formacioni i Shqipërisë etnike: MC Kresha zgjedh Strakoshën, Xhakën dhe Muriqin

Futboll

Formacioni i Shqipërisë etnike: MC Kresha zgjedh Strakoshën, Xhakën dhe Muriqin

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 16:20
Formacioni i Shqipërisë etnike

Një nga pyetje më interesante të fansave të Telesport për muzikantin MC Kresha në podkastin Versus ishte ajo për formacionin e Shqipërisë etnike.

MC Kresha, një tifoz i thekur i futbollit dhe me njohje të afërta me shumicën e lojtarëve, zgjodhi 11 lojtarët e tij të preferuar për këtë 11-she ëndrrash.

“Mitaj e ka siguruar vendin për 10 vjet. Për krahun e djathtë të mbrojtjes… nuk e di. Jam mes Hysajt dhe Balliut, sepse Vojvoda për mua është mesfushor. Më lart do të doja Shaqirin, por sot zgjedh Zhegrovën. A lejohet Granit Xhaka?” – u shpreh artisti nga Kosova.

Në portë ai zgjodhi Strakoshën, kurse mbrojtjen e plotësoi me Mitajn, Gjimshitin, Rrahmanin dhe Hysajn (në duel me Balliun). Mesfusha, sipas MC Kreshës, duhet të jetë me Asllanin, Laçin dhe Granit Xhakën.

Sulmi i tij i ëndrrave? Krejt i parashikueshëm! Ai zgjodhi Zhegrovën, Muriqin dhe Rashicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat