Skënderbeu u kthehet fitoreve

Futboll

Skënderbeu u kthehet fitoreve

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 16:35
Skënderbeu

Skënderbeu ka marrë një fitore (1:0) të rëndësishme në një transfertë të vështirë siç është ajo ndaj Bylisit i cili në fushën e vet zakonisht është një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur.

Në fakt kështu ka qenë edhe sot, me të dy skuadrat të cilët kërkuan me ngulm golin sidomos në pjesën e parë të takimit, teksa në të dytën ritmi ra për shkak të faulleve të shumta dhe zëvendësimeve të shpeshta.

Por Rashica gjeti momentin e duhur për të goditur me një gjuajtje mjeshtërore pak minuta para fundit dhe pavarësisht tentativave të ballshiotëve të cilët gjuajtën edhe traversën, ai do të mbetej goli i vetëm i kësaj sfide.

Kësisoj, Skënderbeu merr tre pikë që e bashkojnë me grupin e skuadrave më lart, ndonëse mbetet në vendin e 8. Ndërsa Bylisi merr humbjen e pestë radhazi dhe zhytet edhe më shumë në fundin e klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat