Wolves ka pësuar humbje me rezultat 1:2 nga Manchester City.
Kampioni në fuqi i Anglisë ia doli të kthehet me pikë të plota nga fusha e Wolves-it dhe goli i fitores u relizua në minutën e 90+5.
Larsen shënoi në minutën e 7-të për vendasit.
Kjo epërsi nuk zgjati shumë, ku kroati Gvardiol shënoi gol të bukur për Cityn në minutën e 33-të, për rezultatin 1:1.
Stones shënoi në minutën e 90+5 për 1:2 në favor të Cityt.
Pas javës së tetë në Premier League, Manchester City është në vend të parë me 20 pikë dhe Wolves zë pozitën e 20-të me 1 pikë.
Wolves për 8 ndeshje nuk ka ende fitore, vetëm një barazim e shtatë, ndërsa City nuk njeh humbje, ka 6 fitore e 2 barazime.