Wolves mposhtet në minutën e 90+5 nga Manchester City!

Futboll

Wolves mposhtet në minutën e 90+5 nga Manchester City!

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2024 Në ora: 16:52
Gvardiol feston

Wolves ka pësuar humbje me rezultat 1:2 nga Manchester City. 

Kampioni në fuqi i Anglisë ia doli të kthehet me pikë të plota nga fusha e Wolves-it dhe goli i fitores u relizua në minutën e 90+5.

Larsen shënoi në minutën e 7-të për vendasit. 

Kjo epërsi nuk zgjati shumë, ku kroati Gvardiol shënoi gol të bukur për Cityn në minutën e 33-të, për rezultatin 1:1.

Stones shënoi në minutën e 90+5 për 1:2 në favor të Cityt.

Pas javës së tetë në Premier League, Manchester City është në vend të parë me 20 pikë dhe Wolves zë pozitën e 20-të me 1 pikë.

Wolves për 8 ndeshje nuk ka ende fitore, vetëm një barazim e shtatë, ndërsa City nuk njeh humbje, ka 6 fitore e 2 barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat