Lecce e Ramadanit pëson fiasko nga Fiorentina

Futboll

Lecce e Ramadanit pëson fiasko nga Fiorentina

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2024 Në ora: 16:59
Fiorentina

Lecce si vendas ka pësuar fiasko me rezultat 6:0 nga Fiorentina.

Lecce mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 43-të, u përjashtua futbollisti Gallo.

Yllber Ramadani u paraqit nga minuta e parë për Leccen por u zëvendësua në minutën e 75-të.

Për Fiorentinën shënuan: Cataldi (20' e 45'), Colpani (34'  54'), Beltran (61') e Parisi (72').

Pas javës së tetë në Serie A, Fiorentina është në vend të pestë me 13 pikë dhe Lecce në të 18-tin me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat