Rashica: Ky është viti im

Futboll

Rashica: Ky është viti im

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 17:15
Ermir Rashica

Ndeshja mes Bylisit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 9-të të Superiores është mbyllur me fitoren e korçarëve.

Sfida e zhvilluar në Ballsh, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur autori i golit dhe “Lojtari i Ndeshjes”, Ermir Rashica.

“Jam i lumtur maksimalisht sepse ndihmova ekipin tim që të ngjitet sa më lart. Mendoj se do ecim kështu. 4 gola në 3 javë? Besoj se ky është viti im dhe do të bëj maksimumin në çdo ndeshje.

Ka ekipe që kanë mbrojtje shumë të mira, s’dua të veçoj ndonjë ekip, por Partizani, Dinamo dhe Egnatia kanë mbrojtjen më të mirë. Unë mund t’i bëj të dyja fazët dhe sulmueset dhe mbrojtëset. Një lojtar që ka aspirata të mëdha duhet t’i bëjë këto.

Largimi nga Skënderbeu? Kam kontratë edhe dy vite, le të shohim se çfarë do të bëhet”, tha Rashica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat