Bayerni ka 3 emra në listë për pasuesin e Manuel Neuerit

Futboll

Bayerni ka 3 emra në listë për pasuesin e Manuel Neuerit

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 17:18
Manuel Neuer

Nuk është më një sekret. Bayern po kërkon për një portier të ri, duke marrë parasysh se Manuel Neuer është në fund karriere. Gardiani, tashmë legjendë e futbollit gjerman, nuk ka më energjinë e dikurshme.

Pavarësisht zërave për portierin Alison të Liverpool, Bayern po hedh sytë nga emra të tjerë I pari në listë është portieri i Milanit, Maignan, me vlerë rreth 55 mln euro.

Ndërkohë, një tjetër emër që po studiohet është gardiani i Aston Villa, Emiliano Martinez, i njohur ndryshe si specialisti i penalltive.

Plani C i rekordmenëve të Bundesligës është Ter Stegen. Duke qenë se është gjerman, ai mund të fitojë një mundësi të re në Mynih, por fillimisht duhet parë nëse do rikthehet në formë pas dëmtimit në gju (në fund të sezonit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat