Trepça ’89 nga Mitrovica ka shënuar fitore të madhe në Gjakovë, me rezultat 1:0 ndaj Vëllaznimit, në takimin e javës së 9-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi A.
Albin Kapra shënoi për fitoren e mitrovicasve.
Nga ana tjetër, Faruk Statovci debuton si kryetrajner në skuadrën e Rilindjes së Lugut të Baranit, me rezultat 1:0 ndaj Liriës së Prizrenit.
Faruk Statovci pas një kohe shumë të gjatë e shijon fitoren e parë si kryetrajner.
Rezultatet
Istogu - Rahoveci 1:1
Vëllaznimi - Trepça '89 0:1
Rilindja 1974 - Liria 1:0
Besa - Mitrovica 2:1
E hënë
Drenica - Trepça 13.00
Vëllaznimi kryeson me 19 pikë, pasojnë Drenica ma 18, Trepça 17, Trepça '89 15, Besa 15, Rilindja 1974 12, Liria 11, Istogu 9, Rahoveci 5 dhe Mitrovica 4.