Ish-mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri ka gjetur golin në Hungari.
Në minutën e 72-të të sfidës, ai shënoi një supergol me roveshatë duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit për të reaguar.
Bitri riktheu baraspeshën pasi sfida u zhbllokua në minutën e 25-të nga Kroizet. Sfida u vulos nga shoku i tij i skuadrës në minutën e 83-të duke shënuar golin e fitores.
Ndeshja mes Zalaegerszegit dhe Gyorit u mbyll me shifrat 1:2.