Bitri bën protagonistin tek ekipi i tij në Hungari

Futboll

Bitri bën protagonistin tek ekipi i tij në Hungari

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 18:03
Eneo Bitri

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri ka gjetur golin në Hungari.

Në minutën e 72-të të sfidës, ai shënoi një supergol me roveshatë duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit për të reaguar.

Bitri riktheu baraspeshën pasi sfida u zhbllokua në minutën e 25-të nga Kroizet. Sfida u vulos nga shoku i tij i skuadrës në minutën e 83-të duke shënuar golin e fitores.

Ndeshja mes Zalaegerszegit dhe Gyorit u mbyll me shifrat 1:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat