Pas barazimit 1:1 kundër Gaziantepit, Besiktasi të dielën shënoi fitore në shtëpi nadj Konyasporit.
Ndeshja Besiktas – Konyaspor i takoi javës së nëntë të Superligës së Turqisë.
Në fitoren e Besiktasit, deri në fund të takimit luajti futbollisti i Shqipërisë, Ernest Muçi, ndërsa shkaku lëndimit mungoi Milot Rashica.
Dy golat e fitores, Besiktasi i shënoi në pjesën e parë.
Në minutën e 28-të, Ciro Immobile shënoi nga penalltia, kurse Rafa Silva në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë shënoi golin e dytë.
Besiktasi është në vendin e dytë me 20 pikë, kurse Galatasaray që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar është në vendin e parë me 25 pikë.