Besiktasi kthehet te fitorja, Muçi luajti nga fillimi, Rashica i lënduar

Futboll

Besiktasi kthehet te fitorja, Muçi luajti nga fillimi, Rashica i lënduar

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 18:06
Besiktasi

Pas barazimit 1:1 kundër Gaziantepit, Besiktasi të dielën shënoi fitore në shtëpi nadj Konyasporit.

Ndeshja Besiktas – Konyaspor i takoi javës së nëntë të Superligës së Turqisë.

Në fitoren e Besiktasit, deri në fund të takimit luajti futbollisti i Shqipërisë, Ernest Muçi, ndërsa shkaku lëndimit mungoi Milot Rashica.

Dy golat e fitores, Besiktasi i shënoi në pjesën e parë.

Në minutën e 28-të, Ciro Immobile shënoi nga penalltia, kurse Rafa Silva në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë shënoi golin e dytë.

Besiktasi është në vendin e dytë me 20 pikë, kurse Galatasaray që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar është në vendin e parë me 25 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat