Vedat Muriqi merr notën më të lartë të ndeshjes në Spanjë

Futboll

Vedat Muriqi merr notën më të lartë të ndeshjes në Spanjë

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 18:10
Vedat Muriqi

Mallorca sot fitoi 1-0 me Rayo Vallecanos në javën e dhjetë të kampionatit spanjoll. Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Vedat Muriqi, i cili ishte autor i golit të fitores.

Lojtari i kombëtares së Kosovës shënoi në minutën e 75-të, i asistuar nga Dani Rodriguez.

Performanca e tij totale gjatë ndeshjes ishte e shkëlqyer, aq sa Muriqi u vlerësua me notën 7.7 nga Sofascore, më e larta e ndeshjes.

Përveç golit, Muriqi shënoi katër herë drejt portës dhe fitoi gjithsej 11 duele (tokë dhe ajër).

Për 30-vjeçarin ky ishte goli i dytë sezonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat