Shaqiri, Avdullahu e Xhaka, festojnë me Baselin

Futboll

Shaqiri, Avdullahu e Xhaka, festojnë me Baselin

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2024 Në ora: 18:35
Shaqiri veston me bashkëlojtarin e tij

Baseli gati është befasuar nga St. Galleni në takimin e javës së 10-të të elitës së futbollit zviceran.

Ballafaqimi mes këtyre rivalëve ka përfunduar me fitoren e Baselit (2:1).

Udhëtuesit kaluan më epersi me golin e futbollistit Geubbels në minutën e 7-të.

Baseli shpejt kundërpërgjigjet dhe barazojnë (1:1) përmes lojtarit Kevin në minutën e 31-të.

Kevin në minutën e 90+5 shënoi për fitoren e Baselit.

Bastien Toma e Albert Vallci u paraqitën nga minuta e parë për St. Gallenin.

Vallci u ndëshkua me karton të verdhë.

Toma u zëvendësua në minutën e 77-të. 

Xherdan Shaqiri dhe Leon Avdullahu janë paraqitur nga minuta e parë.

Taiulant Xhaka futet në lojë në minutëne 77-të për Baselin.

Baseli është në vend të 5-të me 16 pikë e St. Gallen në të 6-tin me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat