Sulmuesi Alexander Sorloth ka shënuar dy gola në fitoren e Atletico Madridit.
Të dielën Atletico në shtëpi e mposhti Leganesin me rezultatin 3:1 në kuadër të xhiros së dhjetë të La Ligas. Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 34-të me golin e Yvan Neyout.
Sorloth në minutën e 69-të i barazoi shifrat ndërsa Griezmann në minutën e 81-të shënoi për 2:1. Sorloth në minutën e 99-të e realizoi golin e dytë personal dhe të fundit në ndeshje.
Atletico pas fitores ka 20 pikë dhe është në vendin e tretë.
Leganesi është ende pa fitore këtë edicion dhe renditet në pozitën e 17-të me tetë pikë.