Sulmuesi i Kombëtares lë fushën e lojës me barelë

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares lë fushën e lojës me barelë

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 20:45
Pamje

Duket se fati nuk është me Arbnor Mujën.

Sulmuesi i Kombëtares, i cili po kthehej në formën më të mirë me fanellën e ekipit të Samsunspor, ka pësuar një tjetër dëmtim që duket se mund të jetë serioz.

Në ndeshjen e sotme të Samsunspor përballë Fenerbahçes në kampionatin turk, Muja ishte titullar në radhët e ekipit të tij, por pësoi një dëmtim në fundin e pjesës së parë.

Sulmuesi u largua nga fusha e lojës me barelë, dukë lënë të kuptohet se bëhet fjalë për diçka serioze.

Pritet njoftimi i klubit për të mësuar se si është situata e dëmtimit të tij dhe sa kohë që do të qëndrojë Muja larg fushave të lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat