Trajneri i Shkëndijës së Haraçinës i zhgënjyer pas barazimit me Euromilkun: Ekipi nuk arriti të tregojë performancën që pritej

Futboll

Trajneri i Shkëndijës së Haraçinës i zhgënjyer pas barazimit me Euromilkun: Ekipi nuk arriti të tregojë performancën që pritej

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 21:04
Shkëndija e Haraçinës

Trajneri i Shkëndijës së Haraçinës, Erkan Murseli, është shfaqur i zhgënjyer pas barazimit 1-1 me Euromilkun në Lisice të Epërme, sot në kuadrin e javës së 6-të të Ligës së Tretë-Veri.

Pas ndeshjes për Open-TV, Murseli u shpreh se ekipi i tij nuk arriti të tregojë perfomancën që pritej.

Sipas tij, futbollisitët nuk e zbatuan strategjinë e duhur dhe se mesfusha ishte e dobët.

“Në ndeshjen e fundit kundër EuroMilkut, ekipi ynë nuk arriti të tregojë performancën që pritej. Lojtarët nuk e zbatuan strategjinë e duhur dhe mesfusha ishte e dobët, duke mos arritur të kontrollonte lojën dhe të krijonte mundësi sulmi. Kjo ndikoi negativisht në rezultatin final dhe ishte një reflektim i mungesës së përkushtimit dhe intensitetit në lojë”.

“Është e qartë se na nevojitet një reflektim serioz mbi performancën tonë. Duhet të punojmë për të përmirësuar komunikimin dhe koordinimin në fushë. Ndeshjet e ardhshme kërkojnë një organizim më të mirë dhe një përkushtim më të madh nga secili lojtar”.

“Besoj se, me punë dhe angazhim të përbashkët, do të jemi në gjendje të kthehemi në rrugën e duhur dhe të arrijmë rezultate pozitive. Presim që të gjithë të reagojnë dhe të japin maksimumin e tyre në stërvitje dhe ndeshje”, përfundoi trajneri Erkan Murseli.

Shkëndija mbetet lider me 16 pikë, e ndjekur nga Euromilk me dy pikë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat