Elbasan Rashani e bën “sefte” me Elchen në ligën e dytë spanjolle.
Shqiptari i Kosovës, u shndërrua në hero, në duelin ndaj Gijon, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2:1.
Rashani u fut nga stoli në minutën e 58-të duke zënë vendin e të dëmtuarit Santiago, teksa në minutën e 66-të shënoi golin e dytë për Elchen, i cili rezultoi edhe goli vendimtar i sfidës.
Ky ishte goli i parë i 31-vjeçarit në ndeshjen e tij të dytë me skuadrën spanjolle. Kujtojmë që Rashani u bashkua me Elçen këtë sezon nga skuadra e Klermont.