Shqiptari i Kosovës shënon në ligën e dytë spanjolle

Futboll

Shqiptari i Kosovës shënon në ligën e dytë spanjolle

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 21:06
Elbasan Rashani

Elbasan Rashani e bën “sefte” me Elchen në ligën e dytë spanjolle.

Shqiptari i Kosovës, u shndërrua në hero, në duelin ndaj Gijon, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2:1. 

Rashani u fut nga stoli në minutën e 58-të duke zënë vendin e të dëmtuarit Santiago, teksa në minutën e 66-të shënoi golin e dytë për Elchen, i cili rezultoi edhe goli vendimtar i sfidës. 

Ky ishte goli i parë i 31-vjeçarit në ndeshjen e tij të dytë me skuadrën spanjolle. Kujtojmë që Rashani u bashkua me Elçen këtë sezon nga skuadra e Klermont.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat