I grabisin shtëpinë

Futboll

I grabisin shtëpinë

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Douglas Luiz vijon të kalojë mbrëmje të vështira në Torino.Fillimisht polemikat pas ndeshjes Juventus-Lazio, më pas surpriza e keqe pasi u kthye në shtëpi, në kodrën jashtë qendrës së Torinos.

Mesfushori brazilian e gjeti banesën krejtësisht të shkatërruar pas një vjedhjeje, ku hajdutët i kishin rrëmbyer 11 orët dhe disa xhevahire që i përkasin partneres së tij, Alisha Lehmann.

Një grabitje me vlerë rreth gjysmë milioni euro në total. Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ishte në shtëpi, duke qenë se sulmuesja zvicerane ishte e zënë në kampin stërvitor të Juventus.

Alarmi i vilës ra rreth orës 1 e gjysmë, kur Douglas Luiz ishte ende jashtë për darkë pas ndeshjes. Policia dhe ekipi i mjekësisë ligjore kanë ndërhyrë në vendngjarje për të hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat