Berisha vendimtar në fitoren e LASK-ut

Futboll

Berisha vendimtar në fitoren e LASK-ut

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 21:54
Valon Berisha në veprim

Valon Berisha vendimtar në fitoren e LASK-ut, shënon tjetër gol në Bundesligën austriake!

Skuadra e LASK Linz ka shënuar fitore e katërt në javën e 10-të në Bundesligën e Austrisë me rezultatin 1-2 ndaj Tirolit. 

Gol në këtë ndeshje shënoi mesfushori i perfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha. 

Ky ishte goli i tretë i Berishës në Bundesligën e Austrisë këtë edicion. Lojtari kosovar poashtu ka bërë edhe tri asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat