Sulmuesi shqiptar i afrohet rekordit të radhës

Futboll

Sulmuesi shqiptar i afrohet rekordit të radhës

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 22:37
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni, me dy golat e shënuar dje me fanellën e Granadës, është kthyer në golashënuesin e dytë më të mitë të të gjitha kohëve për klubin spanjoll.

Ai shkoi në kuotën e 39 golave, duke lënë pas Oudion Ighalo me 38, teksa para tij mbetet vetëm Jusef El Arabi i cili ka shënuar 44 të tillë me këtë klub. Pas ndeshjes të fituar ndaj Tenerifes, Uzuni bëri të qartë se i ka vënë sytë pikërisht rekordit të franko-marokenit.

“Jemi shumë të lumtur për këtë ndeshje që e fituam s ishte detyrim për të marrë tre pikët..

Nuk e nisëm mirë sezonin por këto tifozë i meritojnë tre pikët, na kanë mbështetur gjithmonë deri në minutën e 9o. Kjo fitore është për ta.

Luaj gjithmonë për gola, edhe kur kam qenë i dëmtuar. E dini që kur shënoj në këtë stadium është e veçantë pasi e ndjej si shtëpinë time këtu. Njerëzit më duan dhe është e qartë që dua t’ua kthej këtë mbështetje duke shënuar gola, që të jenë të lumtur. Siç e dini unë jetoj për futbollin dhe kjo është jeta ime.

Thyerja e rekordit i Ighalo? Shumë respekt për të dhe historinë që ka te ky klub por unë dua të shënoj gjithmonë dhe të kaloj të gjithë te Granada. Dua të jem më i miri në historinë e Granadas, jo vetëm të kaloj atë.

Kam shumë respekt për Ighalo por unë jam Myrto Uzuni, dua gjithmonë të shkruaj historinë këtu se ndjej veten në shtëpi”, tha sulmuesi shqiptar pas duelit ku shënoi dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat