Interi ballëlart nga Roma

Futboll

Interi ballëlart nga Roma

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2024 Në ora: 22:38
Lautaro Martinez

Interi ballëlart nga stadiumi "Olimpico" nga Roma.

Zikaltrit shënuan fitore të madhe ndaj Romës me rezultat 1:0, në takimin e javës së tetë të Serie A. 

Të dy skuadrat treguan lojën e tyre. 

Presioni i Romës ishte i kot për faktin se nuk realizuan golin e barazimit. 

Lautaro Martinez në minutën e 60-të shtangu romakët, duke siguruar fitoren e kampionit në fuqi. 

Napoli kryeson me 19 pikë, i ndjekur nga Interi me 17, Juventusi 16, Milan 14, Fiorentina 13, Atalanta 13, Lazio 13, Udinese 1, Torino 11, Roma 10, Empoli 10 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat